SPITALI KLINIK “ACIBADEM SISTINA” ОFRON PAKO SPECIALE PËR LINDJE: TË GJITHA SHËRBIMET PËR NJË LINDJE TË SIGURT DHE KUJDES TË PLOTË PËR NËNËN DHE FËMIJËN
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” promovon pako speciale për lindje të cilat ofrojnë kujdes të plotë shëndetësor në përudhen para dhe pas lindjes. Bëhet fjalë për periudhën kur shëndeti i gruas është më i rëndësishëm, kur përgatitet për një jetë të re dhe për shëndetin e fëmijës. Janë krijuar dy pako speciale me çmime promovuese ku janë përfshirë të gjitha shërbimet për një lindje të sigurt dhe kujdes të plotë për nënën dhe fëmijën.
Si institucion lider privat shëndetësor Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dhe ekipi i tij përkushtojnë vëmendje të madhe dhe ofrojnë kujdes të plotë të të sapolindurve dhe grave. Pakot e lindjes i përfshijnë të gjitha analizat laboratorike për nënën gjatë pranimit në spital me mundësi për analgjezi spinale dhe epidurale për lindje pa dhimbje. Akomodimi spitalor është përfshirë në pako por kujdesi nuk ndalet këtu. Me qëllim që ta ndjekim rritjen dhe zhvillimin e foshnjës në pakon janë përfshirë edhe kontrollet ortopedike për të sapolindurin, këshilla për ushqimin e tij, tri kontrolle falas brenda muajit të parë dhe vizita e infermieres patronazhe.
