Java e 19.
Nëse nuk e keni kryer deri tani skriningun prenatal, ky është moment i vërtetë për ta kryer atë. Skriningu prenatal do t’ju jape informacione të detajuara rreth zhvillimit të fëmijës tuaj. Në këtë kontroll shikohen nëse të gjitha sistemet e organeve janë të zhvilluara normalisht dhe nëse funksionojnë normalisht. Mos harroni ti shkruani të gjitha pyetjet të cilat dëshironi t’ia drejtoni gjinekologut tuaj. Mos harroni të merrni dhe fotografinë e fëmijës të kryer gjatë skriningut për t’ia treguar familjes tuaj.
E rëndësishme:
ndërmjet javës së 19-24 të shtatzënisë, është e nevojshme që të kryhet ekokardiografia fetale. Ekokardiografia fetale Ekokardiografia fetale është metodë e cila mundëson zbulimin e anomalive të lindura të zemrës tek fetusi që në fazën e hershme të shtatzënisë. Sipas trendeve globale, por edhe për shkak të përqindjes së lartë të anomalive të lindura të zemrës, tek grupet e parrezikshme të shtatzënave, ekokardiografia fetale konsiderohet si një skrining rutinë në diagnozën prenatale të anomalive strukturore të zemrës së fetusit.