Shtatzënia

Keni filluar një nga ciklet më të rëndësishme në jetë, shtatzënia është arsyeja e një gëzimi  i cili nuk mund të matet, të cilin e keni ndarë me shumë kënaqësi me partnerin tuaj. Sigurisht që kjo është një eksperiencë e re për ju, madje edhe nëse kjo nuk është shtatzënia juaj e parë. Zgjidhni gjinekologun të cilit i besoni më tepër dhe kryeni kontrollet e detyrueshme me qëllim për të patur një shtatzëni të sigurtë dhe të shëndetshme. Informohuni për mënyrën se si duhet të ushqeheni, dhe përse është e rëndësishme që të kryeni ushtrime gjatë kësaj periudhe. Në këtë kapitull do të mund të lexoni pyetjet më të shpeshta për çdo shtatzënë dhe të gjitha informacionet e nevojshme që kanë për qëllim që t’ju sigurojnë rritje dhe zhvillim të shëndetshëm për vogëlushin tuaj.