Teddy Bear
$260.00 $520.00
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam.
Në shtatzëninë e hershme dhimbjet mund të paraqesin një shfaqje normale të ndryshimeve hormonale, në shtatzëninë e mëvonshme mund të shfaqen si pasojë e rritjes së mitrës. Dhimbjet të cilat janë ndryshe nga shtatzënitë e tjera, të cilat rriten dhe shfaqen në interval të rregullta kohore, ose të shoqëruara me gjakderdhje vaginale , mund të jenë shenjë e shtatzënisë jashtë mitrës, mund të jenë një kërcënim për abort, ose kërcënim për një lindje të parakohëshme. Gjithësesi, është e nevojshme kryerja e kontrolleve të rregullta te gjinekologu, që të mund ti largoni dyshimet e mundshme në lidhje me sëmundje dhe rreziqe të caktuara të shtatzënisë.
Presioni i ulët i gjakut, që është diçka normale gjatë periudhës së shtatzënisë, niveli i ulët i sheqerit në gjak, ndryshimet hormonale sëbashku me aneminë e cila shfaqet gjatë shtatzënisë shkaktojnë pagjumësi dhe lodhje.
Në shtatzëninë e parë zakonisht lëvizja e fetusit ndihet në javën e 18, ndërsa në shtatzënitë e tjera mund të ndihet rreth javës së 16. Zakonisht ndihet atëherë kur gruaja shtatzënë qëndron shtrirë , dhe zakonisht ndihet në pjesën e kërthizës. Me rritjen e fetusit këto lëvizje bëhen më të forta dhe më të lehta pët tu ndjerë.
Pjesë të dala të cilat zmadhohen rreth areolës, normalisht shfaqen në gjysmën e shtatzënisë. Galaktorea (sekrecion i qumështit në pjesën e thithës së gjirit) zakonisht nuk shfaqet deri në momentin e lindjes, por mund të ndodhë që të shfaqet duke filluar edhe në muajin e pestë të shtatzënisë.
Tek një numër i madh i grave shtatzëna shfaqet rritje e rënies së flokëve, si dhe rritje të qimeve në disa pjesë të trupit , dhe kjo mund të ndodhë për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve të caktuara.
Protokollet për shtimin e peshës në shtatzëni janë si më poshtë (i referohen mbartjes së një fetusi) :
Për gratë me peshë të ulët trupore (BMI<18.5) duhet të shtojnë peshë 12-18 kg
Për gratë me peshë trupore normale (BMI18.5-24,9) duhet të shtojnë peshë 11-15 kg.
Për gratë me mbipeshë trupore (BMI 25-29.9) duhet të shtojnë 6-11 kg.
Po, kujdesi për dhëmbët gjatë shtatzënisë luan një rol të rëndësishëm në kujdesin e përgjithshëm shëndetësor. Gjatë shtatzënisë mishrat e dhëmbëve janë më të ndjeshme, prandaj gjatë larjes së dhëmbëve shpesh keni gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve.
Zbrazja e stomakut gjatë shtatzënisë është më e ngadalësuar.konsiderohet se ndikimi hormonal i progesteronit dhe ulja e nivelit të motilinit luajnë rolin kryesor.një ndikim të madh ka dhe obstruksioni mekanik në tremujorin e tretë, për shkak të rritjes së madhe të mitrës.
Gjysma e grave shtatzëna kanë dhimbje në pjesën e shpinës, gjatë periudhës së shtatzënisë. Dhimbja e shpinës ndodh për shkak të shumë faktorëve, të cilat përfshijnë çrregullimin e qendrës së balancit të shkaktuar nga rritja e mitrës, rritja e lëvizjes së kyçeve (nyjeve) si rezultat i rritjes së hormonit relaksin, i cili çon deri në tërheqjen e ligamenteve, të cilat janë të ndjeshme ndaj dhimbjeve. Trajtimi është masazhi, përdorimi i këpucëve me taban të mirë mbështetës,si dhe ushtrimet e programuara mirë për forcimin e muskujve.
Marrëdhënia seksuale është e sigurt nëse nuk bëhet fjalë për një shtatzëni patologjike.
Copyright © Developed by Unet 2024. All Right Reserved