Java e 24.
I vogli juaj gjithnjë e më shumë ngjan me një bebe të vërtetë. Jo vetëm për faktin se të gjitha organet e brendshme janë të zhvilluara, por edhe përsa i përket pamjes së lëkurës dhe të gjithë formës dhe pamjes së jashtme. Fëmija ka një ritëm të përditshëm të zhvilluar, kështu do të mund të vëreni se si ndryshojnë rrjedhën veprimtaritë e tyre intensive, më tepër pushim dhe më pak aktivitet. Fëmija juaj ka orientim ndërkohë që lëviz nëpër bark!
Shumica e grave shtatzëna me diabet gestational, nuk kanë shenja dhe simptoma të dukshme, prandaj, pothuajse të gjitha gratë shtatzëna, duhet të ekzaminohen për diabet gestional ndërmjet javës 24-28 të shtatzënisë. Një numër i vogël i grave kanë rrezik të ulët për diabet gestacional, prandaj nuk duhet patjetër të testohen. Në këtë grup bëjnë pjesë grate nën moshën 25 vjeçare, me një peshë trupore normale, pa histori familjare të diabetit, tek të cilat nuk ka patur rritje të nivelit të sheqerit, të cilat nuk kanë lindur bebe me peshë më të madhe trupore, dhe nëse gjatë shtatzënisë së mëparshme nuk kanë patur komplikime lidhur me diabetin.
Fëmija juaj ka madhësinë e një pjepri.