Java e 32.
Fëmija është i kthyer me kokë poshtë, me qëllim që lindja spontane të zhvillohet normalisht, domethënë, koka e foshnjës futet në kanalin e lindjes. Edhe pse mendoni se keni akoma kohë, vogëlushi juaj është i përgatitur për jetën në botën e jashtme ( në rast se lindja ndodh para kohës së planifikuar). Trupi juaj përgatitet për rolin më të bukur – ushqyerjen me gji.
Gjatë muajit të 9 kontrollet janë më të shpeshta si dhe kryhet kardiotografia (CTG) me anë të së cilës regjistrohen rrahjet e zemrës së bebes. Përveç kësaj regjistron edhe kontraktimet e pranishme të mitrës si dhe kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e tyre. Kjo ka për qëllim vlerësimin e gjendjes së fetusit, furnizimin e tij me oksigjen dhe nëse gjatë shfaqjes së kontraktimeve ndërpritet furnizimi i fetusit me gjak. CTG –ja kryhet gjatë tremujorit të fundit dhe gjatë lindjes.