Java e 35.

Fëmija i madh gjithnjë dhe më shumë e ngushton hapësirën e organeve tuaja duke zënë pjesën më të madhe të barkut tuaj. Në javën e 35, mitra është pothuajse 1.000 herë më e madhe në krahasim me atë që ishte më parë. Tani goditjet e foshnjës i ndjeni më rrallë por me një intenzitet më të madh. Goditjet e dhimbshme të cilat ju zgjojnë gjatë natës, do të fillojnë t’ju mungojnë për një kohë të shkurtër.
Nga java e 35 deri në javën e 37 duhet të bëni bris për zbulimin e pranisë të streptokokeve të grupit B, në pjesën e jashtme të vaginës dhe përreth anusit. Prania e baktereve të këtij grupi, mund të shkaktojë shpërthimin e parakohëshëm të ujrave. Gjithashtu, prania e streptokokeve të grupit B, shkakton infeksion tek fetusi gjatë kalimit në kanalin e lindjes. Nëse rezultatet janë pozitive, mund të trajtohet me antibiotik me qëllim për të parandaluar infeksionin.


Informohuni më tepër dy llojet e lehtësimit të dhimbjes – anestezia epidurale dhe spinale