Qumështi i gjirit është ushqim i pazëvendësueshëm për fëmijët e lindur para kohe
Fëmijët e lindur para kohe janë ata të cilët kanë lindur para javës së 37 të shtatzënisë dhe peshojnë më pak se 2500 gr.
Fëmijët e lindur para kohe kanë më shumë nevojë për tu ushqyer me qumësht. Është mirë që të ushqehen me gji pasi qumështi i nënës është i përshtatur në mënyrë specifike për të plotësuar nevojat e fëmijëve të lindur para kohe. Është më i pasur me proteina, kripra, kalcium, hekur dhe azot, tretet më shpejtë dhe fëmija i lindur para kohe e ka nevojë për të dhe e pranon atë më lehtë. Qumështi i gjirit siguron faktorë anti infektivë të cilët e mbrojnë fëmijën nga infeksionet. Qumështi i nënës ndihmon në nxjerrjen apo sekretimin e bilirubinit, duke parandaluar shfaqjen e verdhëzës. Qumështi i nënës gjithashtu përmban një numër të konsiderueshëm të inzimave dhe hormoneve duke përfshirë edhe faktorët e rritjes të cilat kontribuojnë në zhvillimin e trurit të fëmijës, shpjegoi Dr. Sajkovski.