Pyetjet më të zakonshme rreth fertilizimit invitro
Kjo është një procedure në të cilën veza fekondohet (fertilizohet) me spermatozoidet jashtë trupit të gruas në kushte laboratorike (invitro).
IVF përdoret në rast se tubat fallopianë janë të sëmurë, si dhe në rast të uljes së numrit apo cilësisë jo të mirë të spermatozoideve në lëngun seminal. E njejta gjë vlen edhe në dhurimin e qelizave vezore apo të spermatozoideve. IVF vlen edhe në rastet e tjera kur gruaja është e shterë dhe nuk mund të mbetet shtatzënë.
Faza e ciklit artificial: Përdoren pilula contraceptive dhe injeksione nën lëkurë të cilat zbusin funksionin e vezoreve.
Faza e hiperstimulimit ovarian: Përdoren preparate hormonale në formën e injeksioneve të cilat nxisin zhvillimin e një numri të madh të qelizave vezore për fekondim dhe në këtë mënyrë rrisin dhe mundësinë e suksesit.
Faza përfundimtare e pjekjes: Jepet injektimi Stop, I cili arrin maturimin (pjekurinë) e qelizave vezore.
Faza e shpimit të felikulave: Me anë të një gjilpëre nëpërmjet vaginës tërhiqet lëng folikular me anë të të ciëit merrën qelizat vezore. Shpimi bëhet me anestezi nën kontrollin e ultratingujve.
Faza e fertilizimit në kushtet laboratorike: me metodën klasike të IVF, qelizat vezore inkubohen në mjedis të lëngshëm ushqyes, inseminohen me spermatozoidet të marra nga lëngu seminal perms ejakulimit dhe here pas here kontrollohet procesi I fekondimit. Në raste të caktuara zbatohet mikrofertilizim me anë të injektimit të drejtpërdrejtë të spermës në vezë duke e lehtësuar fekondimin.
Embriotransferimi: pas fertilizimit, në një periudhë prej 2-5 ditësh, kthehen Brenda mitrës dy embrione të zgjedhura me cilësinë më të mirë. Procedura është e thjeshtë dhe pa dhimbje, kryhet me katetër të hollë të posaçme nëpërmjet kanalit të qafës së mitrës, nën kontrollin e ultratingujve. Nëse ndodhen më tepër embrione me cilësi të lartë, me lejen e pacientit mund të zbatohet ruajtja KRIO (ngrirja e tyre).
Pacienti duhet të pushojë pas shpimit folikular dhe embriotransferimit. Në periudhën pasuese merret terapia hormonale,dhe nuk ka kufizime të veçanta në lidhje me lëvizjen dhe kryerjen e punëve tuaja. Marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara deri sat ë vërtetohet mbetja e shtatzënisë.
Shtatzënia si rezultat I fekondimit IVF për shkak të vetë procedures nuk është e rrezikshme, rreziku vjen për shkak të moshës ose patologjisë së pacientit.
Nuk ka asnjë kufizim për mundësinë e përsëritjes së procedures pas një periudhe prej 3-4 muaj. Besohet se suksesi është në rritje nëse kjo procedure kryhet 3 herë në mënyrë të vazhdueshme.