Këshilla për udhëtime me fëmijë mbi moshën 5 vjeçare
Flisni me fëmijët rreth udhëtimit: planifikojeni udhëtimin së bashku me fëmijën tuaj, ndonjëherë kjo është më e rëndësishme se vetë udhëtimi. Merrni me vete një hartë dhe disa fotografi të destinacionit drejt të cilit udhëtoni. Nëse fëmija është mjaftueshëm i pjekur, lejojini ata që ta zgjedhin vetë garderobën të cilën do ta veshin në kët udhëtim. Sa më tepër ti tërhiqni fëmijët në kët process, aq më emocionues do të jetë udhëtimi për ta.
Merrni vetëm një valixhe: Bëjeni udhëtimin tuaj më të lehtë dhe mos merrni me vete shumë gjëra. Do t’ju mjaftojë valixhja juaj dhe valixhja e fëmijës tuaj.