Bëni kujdes me desertet
Edhe pse desertet janë një pjesë e vakteve, këshillohet që të tregoni kujdes me to. Sot fëmijët janë të varur ndaj markave të çokollatave, biskotave, etj. ky është dhe qëllimi i prodhuesit të këtyre produkteve, dhe me vetë përdorimin e kimikateve të përdorura për këtë qëllim, shkatërron balancin e organizmit të fëmijës. Prandaj, ëmbëlsirat e përgatitura në shtëpi, janë zgjidhja më e mirë, por sigurisht që duhet të bëni kujdes në sasinë dhe përqindjen e deserteve në ushqimin e fëmijëve, pasi mbi doza e sheqerit i bën fëmijët hiperaktivë. Sipas rekomandimeve ndërkombëtare, duhet të përjashtohen nga ushqimi bombonat e gomuara, ëmbëlsirat me ngjyra, pijet e gazuara, lëngjet të cilat hollohen me ujë, si dhe pluhurat me të cilat përgatiten lëngjet. Këto produkte të padobishme duhet të zëvendësohen me lëngje të freskëta, të pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe rritjen e imunitetit. Këto rekomandime nuk përfaqësojnë një mision të pamundur për prindërit, pasi vendi ynë është i pasur me tokë pjellore për rritjen e ushqimit organik, si dhe dyqani të cilat ofrojnë një gamë të gjërë të produkteve organike. Për të siguruar një fëmijëri të vërtetë fëmijëve tanë!