Si të matni temperaturën siç duhet
Temperatura normale e trupit është temperatura deri në 37 gradë C. E matur nën sqetull, ose 37,5 gradë C e matur në mënyrë rektale (anale). Temperatura mund të matet edhe nga goja, duke e vendosur termometrin në gojë. Por gjithësesi, matja anale dhe orale e temperaturës nuk rekomandohet, pasi fëmija mund ta thyej termometrin në këtë mënyrë. Temperatura e matur me vlerë më të lartë se vlerat e lartpërmendura, konsiderohet rritje e temperaturës së trupit! Edhe tek fëmijët e shëndetshëm, gjatë ditës mund të shfaqen variacione të lehta mbi dhe nën këtë vlerë. Temperatura është më e ulët në orët e para të mëngjesit, ndërsa më e lartë në orët e vona të mbasdites, pas ngrënies së vakteve dhe pas aktiviteteve fizike (kur fëmija është aktiv, hidhet, vrapon, etj). prandaj temperatura e trupit duhet të matet pas përfundimit të aktivitetit të fëmijës, atëherë kur ai është i qetë.