Për dhimbjet e lindjes
Frika e dhimbjeve gjatë lindjes i ndjek pothuajse të gjitha gratë shtatzëna madje që në fillim të shtatzënisë. Për vite me rradhë gratë shtatzëna ishin vetëm në dorën e tyre, i toleronin dhimbjet e lindjes. Për një kohë të gjatë udhëheqte mendimi se gëzimi i lindjes së fëmijës, në vetvete do të mjaftonte për nënën që t’i harrojë vuajtjet e përjetuara gjatë lindjes.
- Përse shfaqen dhimbjet e lindjes?
- A janë vërtet të forta dhimbjet e lindjes?
- Cilat janë mundësitë për lehtësimin e dhimbjeve (analgjezia) gjatë procesit të lindjes?
- Përgatitja psikofizike ( e quajtur teknika Lamaze) – bëhet fjalë për ushtrime dhe teknika të relaksimit dhe frymëmarrjes të cilat do t’ju ndihmojnë në një masë të kontrolluar në mënyrë që ta kaloni më lehtë procesin e lindjes.
- Ilaçe kundër dhimbjeve – ekzistojnë shumë ilaçe të cilat mund të jepen gjatë lindjes në mënyrë për të lehtësuar dhimbjen, ilaçe të cilat konsiderohen të padëmshme si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Edhe pse nuk mund të sigurojnë një lehtësim të plotë të dhimbjeve, atom und të reduktojnë ndjeshëm dhimbjen me relativisht pak efekte anësore.
- Analgjezia epidurale dhe spinale - teknika standarte për lehtësimin e dhimbjeve të lindjes. Zbatohen nga specialist-anesteziolog. Me përdorim të anestetikut local dhe / ose ilaçeve narkotike, mpihen nervat spinale në këtë mënyrë arrihet analgjezia – lehtësimi i dhimbjeve gjatë procesit të lindjes.