INFERTILITETI te femra faktorët e rrezikut dhe shkaqet
Sot mendohet se mund të dyshojmë për infertilitet dhe se çifti duhet të fillojë me ekzaminime dhe mjekim, nëse krahas marrëdhënieve të rregullta seksuale dhe pa përdorimin e mjeteve kontraceptive nuk vjen deri te shtatzënia në periudhën prej 18 muajve. Te meshkujt dhe femrat në moshë më të pjekur ekzaminimi fillon pas muajit të gjashtë. Numri optimal i marrëdhënieve seksuale është katër herë në javë, ndërsa numri i kontracepsioneve bie mbi gjashtë dhe nën tre herë në javë.
Me moshën ulet si sasia ashtu edhe cilësia e qelizave vezë, të cilat shpesh ndikojnë në cilësinë e embrioneve. Sipas treguesve statistikor, mundësia për të mbetur shtatzënë prej 35-40 vjet reduktohet deri në 33%, ndërsa pas moshës 40 vjeçare indeksi i fertilitetit bie deri 87%. Në moshën mbi 44 vjet mundësia për të mbetur shtatzënë me ndihmën e IVF bie nën 2%. Rreth 90% të qelizave vezë te femrat e moshës mbi 40 vjet, në përgjithësi janë anormale. Shkalla e aborteve në moshën mbi 40 vjet është më e madhe për 33%. Ose në mënyrë statistikore incidenca e shtatzënive anormale te femrat e moshës mbi 40 vjet është 1/38. Po ashtu me moshën rritet edhe rreziku i malformimeve kromozome/gjenetike te trashëimtarët, si dhe shkalla e aborteve spontane.
Pesha e rritur trupore mbi normalen është problem aktual para së gjithash në vendet e industrializuara moderne, si rezultat i shprehive të reja jetësore dhe stileve të ushqyerit dhe jetës, që krahas sëmundjeve të shumta të shtuara ndikon edhe në zvogëlimin e fertilitetit te çifti.
Promiskuiteti dhe prakticizmi i marrëdhënieve pa mbrojtje sjell deri te paraqitja e shpeshtuar e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, që si pasojë shkaktojnë infertilitet. Si shembull më i shpeshtë është infektimi me klamidia, e cila mund të sjellë deri te inflamacioni dhe dëmtimi i vezë përçuesve me infertilitet sekondar.
Karcinoma para së gjithash në traktin gjenital ose ë organet të cilat anatomikisht janë në afërsi të traktit gjenital dhe trajtimi i tij (operativ, me terapi me rrezatim dhe kimioterapi) mund të shkaktoje infertilitet.
Pirja e duhanit dhe kënaqësia në alkool dhe droga në mënyrë të shprehur e rritë rrezikun prej infertilitetit si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Po ashtu, pirja e duhanit e zvogëlon efektin e trajtimit të infertilitetit.
Nëse gruaja është vegan, atëherë duhet të sigurohet që përmes ushqimit që e konsumon të marre sasi të mjaftueshme të hekurit, acidit folik, zinkut dhe vitaminës B12, përndryshe rritet mundësia për infertilitet.
Ekspozimi kronik nga pesticidet, herbicidet, metalet e rënda etj. shpesh asocon me probleme me infertilitetin, si te femra ashtu edhe te mashkulli. Po ashtu, konsumimi kronik i medikamenteve të caktuara mund ta zvogëlojë fertilitetin te femrat (për shembull, ilaçet atiinflamatore jo steroide si ibuprofen etj.).
Gjendjet medicinale të cilat janë të lidhura me pubertetin e vonuar dhe/ose mungesën e menstruacioneve siç janë: sëmundja e sheqerit, sëmundja e traktit gastrointestinal, Sindroma e Kushingut, sëmundje të veshkave dhe gjëndrës mbi veshkore etj. Po ashtu, çrregullimet gjenetike dhe kromozome shpesh asocojnë me fertilitet të zvogëluar te femra.