Java e 30.

Barku juaj bëhet gjithnjë dhe më i madh. Në tremujorin e tretë pritet edhe rritja më e madhe e peshës trupore, prandaj mundohuni të ushqeheni shëndetshëm. A keni menduar për mënyrën e lindjes? Zakonisht, nënat e ardhshme para fjetjes mendojnë se si do të jetë dhe si do të kalojë moment i lindjes, duke i zvogëluar në këtë mënyrë edhe ato mundësi të pakta për të fjetur.

