Foshnja juaj ka madhësinë e një kungulleshe
Gjatësia mesatare e bebes tani është rreth 38.5 cm, ndërsa pesha mesatare është rreth 1.150 gram.
Foshnja në javën e 29
Hapësira e mitrës bëhet gjithnjë dhe më e ngushtë për beben, prandaj lëvizjet dhe goditjet e tij ndonjëherë janë dhe të dhimbshme. A e keni vënë re se fëmijën e zë lemza në bark?
Rezervat e yndyrës grumbullohen nën lëkurë.
Kockat e fëmijës janë krejtësisht të zhvilluara.
Fëmijët e lindur para kohe në këtë javë, kanë një mundësi të madhe për të mbijetuar.
Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë
Ënjtje – Është e mundshme ënjtja apo fryerja e këmbëve, në pjeën e poshtme të kyçeve të këmbëve si dhe në pjesën e poshtme të gjurit. Ënjtjet ushtrojnë presion mbi nervat dhe mund të çojnë deri në mpirje apo në ndjesinë e pickimit të këmbëve. Këto ënjtje zakonisht shfaqen për shkak të mbajtjes së lëngjeve si dhe për shkak të kthimit të rënduar të gjakut nga enët e gjakut. Ato zakonisht reduktohen pas fjetjes ose pas pushimit. Për të reduktuar ënjtjet, relaksoni këmbët duke i mbajtur në pozicion të ngritur, nëse keni mundësi notoni, pushoni më tepër kohë dhe shmangni qëndrimet e gjata në këmbë. Nëse ënjtjet nuk reduktohen pas pushimit apo pas fjetjes, kontaktoni gjinekologun tuaj.
Dhimbje koke. Pagjumësia, hormonet apo niveli i ulët i sheqerit, mund të jenë arsyet për shkaktimin e dhimbjes së kokës. Ushqehuni rregullisht.
Zmadhim dhe ndjeshmëri të gjinjve. Me tërheqjen e lëkurës gjinjtë tuaj bëhen më të ndjeshëm.
Dhimbje/ ngërç në pjesën e këmbëve, të shpinës dhe pelvisit.
Kapsllëk dhe hemoroide. Konsumoni ushqim të pasur me fibra bimore.
Probleme me fjetjen. Problem i vazhdueshëm.
Urinim i shpeshtë. Mitra e zmadhuar shkakton presion në fshikëzën e urinës.
Vena të zgjeruara. Pas lindjes ato kthehen në gjendjen e mëparshme.
Këshillojmë
Ushqehuni shëndetshëm. zvogëloni marrjen e sasisë së kripës e cila mund ta përkeqësojë gjendjen e ënjtjes.