Java e 11.
Rreth javës së 11- të do të vëreni shumë ndryshime në vetvete, siç është rritja e rrjedhjes vaginale dhe shfaqja e linjës vertikale ngjyrë kafe përgjatë barkut tuaj (linea negra), e cila pas lindjes zhduket krejtësisht. Mbeten edhe dy javë përsa i përket fundit të tremujorit të parë, ndërkohë që hormonet lidhur me shtatzëninë, akoma ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore duke ju shkaktuar të përziera në mëngjes dhe gjatë ditës. Edhe gjatë kësaj jave është mirë të pushoni, t’i kushtoni kohë vetes, pasi më vonë, koha e lirë është ajo e cila më së shumti do t’ju mungojë.
Fëmija juaj ka madhësinë e një limete (limoni jeshil)
- Edhe pse ju nuk mund ta ndjeni, fëmija juaj lëviz në barkun e nënës.
- Lëkura është shumë e hollë dhe transparente
- Gishtërinjtë e duarve dhe të këmbëve janë të ndara
- Formohen rrënjët e dhëmbëve, folikulat e flokëve dhe rrënjët e thonjve