Java e 12.
Gjërat ndryshojnë shpejtë. Tashmë e keni përfunduar tremujorin e parë, që do të thotë se ormonet do të qetësohen në një përqindje të caktuar dhe do të filloni të ndjeni ndryshime përsa i përket gjendjes së humorit tuaj. Zakonisht, vjen dhe qetësimi i disa simptomave të cilat në fillim ishin tepër të mundimshme. Por, në vend të tyre është e mundur shfaqja e dhimbjes së kokës dhe ndjesia e dembelizmit, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit. Ndryshimi më i madh është se foshnja juaj pothuajse e ka përfunduar zhvillimin e të gjitha organeve dhe sistemeve të rëndësishme. Në këtë periudhë lindin dhe pyetjet e para të rëndësishme për të gjitha nënat e ardhshme – a është gjithçka në rregull me foshnjën time, a zhvillohet gjithçka normalisht, a ka ndonjë çrregullim gjenetik? Për të gjitha këto pyetje, përgjigje do të gjeni tek gjinekologu juaj.
Foshnja juaj ka madhësinë e një kumbulle