Të pa vërteta dhe fakte rreth shtatzënisë dhe peshës
Nëse jeni shtatzënë, do të dëgjoni shumë historira për mënyrën se sit ë gjeni gjininë e bebes tuaj si dhe lëvizje apo ushtrime për një lindje më të lehtë. Por duhet të jeni veçanërisht të vëmendshëm përsa i përket të pavërtetave lidhur me peshën e trupit dhe shtatzëninë. Ruajtja e peshës së shëndetshme trupore është e rëndësishme për reduktimin e diabetit gestatik, i cili shfaqet vetëm në shtatzëni, si dhe në reduktimin e problemeve me presionin e gjakut, madje edhe për lindjen e parakohëshme.