Shtatzënia me presion të lartë të gjakut
Presioni i lartë i gjakut është një gjendje e cila kërkon vëmendje të veçantë dhe ndjekje të vazhdueshme të saj. Nuk ka rëndësi nëse është shfaqur gjatë periudhës së shtatzënisë apo nëse pacienti e ka patur këtë kusht apo sëmundje para shtatzënisë, këta pacientë duhet të ndiqen regullisht dhe duhet të keni një kujdes të veçantë nga gjinekologu i tyre. Në vazhdim do të shkruajmë faktet në lidhje me presionin e lartë të gjakut të cilat çdo grua shtatzënë duhet ti dijë.
- Hipertensioni gestatik – shfaqet pas javës së 20 të shtatzënisë. gruaja shtatzënë nuk ka një koncentrim të proteinave në urinë apo shenja të tjera të organeve të dëmtuara, edhe pse në raste ekstreme mund të kalojë në forma të rënda.
- Hipertensioni kronik – shfaqet para shtatzënisë ose para javës së 20 të shtatzënisë. për faktin se presioni i lartë i gjakut shfaqet pa simptoma, është e vështirë për ta përcaktuar se kur është shfaqur saktësisht.
- Preeklampsia – është komplikimi më serioz i hipertensionit në shtatzëni pavarësisht etiologjisë. Hipertensioni kronik dhe gestatik mund të çojnë në preeklampsi e cila karakterizohet me komplikime në shtatzëni siç është presioni i lartë i gjakut dhe shenja të dëmtimeve të organeve të tjera, zakonisht pas javës së 20 të shtatzënisë. Më parë preeklampsia diagnistikohej vetëm në rast se gruaja shtatzënë ka presion të lartë të gjakut ose proteina në urinë. Sot, mund të dimë nëse gruaja shtatzënë mund të ketë preeklampsi edhe në rast se nuk ka një rritje të nivelit të proteinave në urinë.
- Reduktimin e rrjedhës së gjakut në placentë. Nëse placenta nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak, foshnja juaj do të marrë më pak oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kjo mund të shkaktojë zvogëlimin e rritjes së fetusit, peshë të ulët të lindjes ose lindje të parakohshme.
- Abrupcia (shkëputja) e placentës - Preeklampsia rrit rrezikun e shkëputjes së placentës,ku placenta para lindjes ndahet nga muri i brendshëm i mitrës. Abrupcia mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë dhe dëme në placentë, kushte apo gjendje të cilat janë kërcënuese për jetën e nënës dhe të fëmijës.
- Lindje e parakohshme. Ndonjëherë lindja e parakohshme është një opsion për të parandaluar komplikimet e rrezikshme për jetën e nënës dhe të fëmijës.
- Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare. Në të ardhmen preeklampsia rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek nëna. Rreziku është më i madh nëse keni patur preeklampsi më shumë se një herë ose nëse keni patur lindje të parakohshme.