Leksioni i mbajtur në Acibadem Sistina - Lindje spontane apo cezariane
Këtë të mërkurë Dr. Kornelija Trajkova mbajti fjalim për lindjen spontane dhe atë cezariane. Gratë shtatzëna të cilat ishin të pranishme, patën mundësinë që të informoheshin për të dyja llojet e lindjes, për avantazhet e lindjes spontane, për gjendjet të cilat bëjnë që lindja të përfundojë me prerje cezariane ... Të gjitha gratë shtatzëna shfaqën interes për fazat e lindjes spontane, si fillon, sa zgjat, sa të forta janë dhimbjet dhe si e përjeton fëmija lindjen.