Lindje pa dhimbje - leksione edukative për nënat e ardhshme
Dr. Margarita Lovaç Çepujnoska, anesteziologe në Acibadem Sistina, shpjegoi për gratë shtatzëna të cilat ishin të pranishme, se si aplikohet anestezia epidurale dhe spinale, deri në cilën shkallë arrihet lehtësimi i dhimbjeve gjatë kohës së të gjitha fazave duke filluar nga procesi i lindjes dhe shumë informacione të tjera të rëndësishme për llojet e anestezisë. Nëpërmjet prezantimit të ilustruar, nënat e ardhshme patën mundësi që të ndjekin hap pas hapi ecjen e procesit për lehtësimin e dhimbjeve.