TEKNIKAT E USHQYERJES ME GJI – LIGJËRATË EDUKATIVE PËR PRINDËRIT E ARDHSHËM
Edhe pse ushqyerja me gji është një proces natyror, ajo përbën një përvojë të re që kërkon kohë, durim dhe mbështetje. Me edukimin e duhur, këshilla praktike dhe inkurajim, hapat e parë të ushqyerjes me gji mund të jenë më të lehtë dhe më të sigurt, duke i mundësuar nënës dhe foshnjës të krijojnë një lidhje të veçantë që në ditët e para të jetës.