img

"ACIBADEM SISTINA“ ORGANIZON LIGJËRATË FALAS ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FOSHNJAVE TË LINDURA PARA KOHE

 Me rastin e Ditës Botërore të Foshnjave të Lindura Para Kohe, Spitali Klinik "Acibadem Sistina“ organizon një ligjëratë edukative falas me ushtrime praktike për stimulimin sensomotor, e dedikuar për prindërit dhe foshnjat deri në moshën 12 muajshe. Aktiviteti do të mbahet më 17 nëntor, duke filluar nga ora 13:00, me qëllim që të theksohet rëndësia e identifikimit të hershëm të devijimeve të mundshme në zhvillimin motorik dhe ndërhyrjes në kohë.

 Ligjërata është veçanërisht e dobishme për prindërit e foshnjave të lindura para kohe, foshnjave që kanë pasur komplikime gjatë lindjes, siç janë asfiksia ose hemorragjia cerebrale, foshnjave nga shtatzënitë binjake, si dhe për prindërit e foshnjave të cilave u është rekomanduar terapi fizikale ose ndjekje e zhvillimit. Ligjëratën do ta udhëheqë  Dijana Marinovska, Mr. Sci, fiziatër për fëmijë.
 
Viti i parë i jetës është vendimtar për zhvillimin motorik të fëmijës. Falë plasticitetit të theksuar të trurit gjatë kësaj periudhe, vlerësimi i hershëm, stimulimi i duhur dhe terapia fizikale në kohë mund të kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin e drejtë motorik. Përmes ushtrimeve praktike, prindërit do të marrin udhëzime profesionale se si ta stimulojnë në mënyrë të duhur zhvillimin e foshnjave të tyre.
 
Gjithashtu, "Acibadem Sistina“ mundëson kontrolle preventive falas për të gjitha foshnjat e lindura në spital, nga mosha 3 deri në 12 muaj. Kontrollet caktohen paraprakisht në numrin e telefonit 02 3099 500.
 
Numri i vendeve për ligjëratën është i kufizuar, ndërsa regjistrimi është i detyrueshëm në numrin e telefonit 070 888 933.