Java e 8.
Karakteristike është që në javën e tetë, është e theksuar jo vetëm ndjenja e aromës dhe shijes tuaj, por në të njejtën kohë është e zhvilluar edhe ndjenja e shijes së bebes tuaj. Në javën e tetë duart dhe këmbët e emrionit tuaj zgjaten dhe bëhen gjithnjë dhe më të përcaktuara, gishtat fillojnë të formohen. Sytë e embrionit tashmë janë më të dukshme. Zemra pompon 150 rrahje në minutë, dy herë më shpejtë se tek personat e rritur.
• Zhvillohet fillimi i gishtave të duarve dhe të këmbëve
• Zhduket pjesa e dalë e kërbishtit në trupin e bebes
• Zhvillohet ndjenja e shijes dhe aromës
• Fillojnë të formohen muskujt dhe shtresat e lëkurës
• Lodhje dhe / ose të përziera. Rënie të presionit të gjakut e cila është një gjendje normale gjatë periudhës së shtatzënisë dhe shkaktar i ndjenjës së lodhjes.
• Dhimbje të lehta. Shfaqen për shkak të shtrirjes së ligamenteve në bark si rezultat i rritjes së mitrës.
• Probleme me tretjen e ushqimit, kapsllëkun, fryerjen e barkut dhe thartirat
• Rritje të ndjeshmërisë ndaj aromave