Dr. Aleksandar Sajkovski me këshilla profesionale për kujdesin ndaj të porsalindurit
Parimet kryesore për kujdesin ndaj të porsalindurit në këtë cikël i prezantoi Dr. Aleksandar Sajkovski, pediatër neonatolog në “Acibadem Sistina”. Shtatzënat e pranishme të cilat janë rregullisht pjesë e leksioneve edukative në spital, u shprehën se ky është një nga ciklet më të rëndësishme edukative.
Deri më tani, kam marrë pjesë në të gjitha leksionet, por leksioni i mbrëmshëm dhe leksioni në lidhje me lindjen pa dhimbje më kanë lënë përshtypje më të mëdha – u shpreh M.A e cila është në javën e 35 të shtatzënisë.