Fron, mirë se erdhe –anëtari i ri në familjen Veseli!
Familja Veseli nga Tetova me gëzim të madh ndau rrëfimin e tyre të lumtur.
Më 30 prill erdhi në jetë Froni, anëtari më i ri i familjes Veseli. Vëllai i madh, Rubini i lindur në vitin 2016 në “Acibadem Sistina” e priste me padurim vëllain e vogël që ta përqafonte për herë të parë.
“Përvoja ime pozitive me shtatzëninë e parë dhe lindjen në këtë spital ishte arsyeja kryesore pse vendosa sërish ta zgjedh ‘Acibadem Sistina’ dhe doktoreshën e pazëvendësueshme, Dr. Gordana Petrovska. Jam thellësisht mirënjohëse për profesionalizmin, qasjen e ngrohtë dhe përkushtimin e saj gjatë kësaj periudhe të veçantë. Të dy çastet më të rëndësishme dhe të paharrueshme në jetën time ia kam besuar asaj, sepse e dija se isha në duart më të sigurta. I uroj edhe shumë histori të tjera suksesi dhe familje të lumtura!”, thotë Besarta Ajrullai Veseli.
Familja Veseli shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë ekipin e Departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, për përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e treguar gjatë qëndrimit në spital.
Fron, mirë se erdhe në familjen tonë të madhe “Acibadem Sistina Baby”!
Të urojmë një fëmijëri të lumtur, pa brenga dhe të mbushur me dashuri e buzëqeshje!