PARA 11 VITEVE, DR. MITKO IVANOVSKI NA DHUROI BIRIN TONË DANIELLIN
Në momentet më të vështira, të mbushura me frikë dhe pasiguri, Natalia nga Gostivari thotë se nuk ka fjalë për ta shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj specialistit të gjinekologjisë dhe obstetrikës, Dr. Mitko Ivanovski. Ajo thotë se përkushtimi, profesionalizmi dhe kujdesi i sinqertë i mjekut kanë qenë mbështetja më e madhe në periudhën kur ajo po kalonte më të vështirën.
“Kur gjithçka rreth meje ishte e pasigurt, ju ishit ju ishit mbështetja ime më e madhe. Qetësia juaj dhe durimi me të cilin më shpjegonit gjithçka më jepnin forcë dhe më qetësonin shpirtin. Ndihesha e sigurt dhe e respektuar, , duke ditur se isha në duart jo vetëm të një specialisti të shkëlqyer, por edhe të një njeriu me zemër të madhe. Njerëz si ju nuk shërojnë vetëm trupin, ata prekin edhe shpirtin. Falë jush, sot e kemi djalin tonë, Daniellin, i cili prej 11 vitesh na ngroh zemrat”, thotë Natalija.
Natalia dhe Goran Pavlloski thonë se gjithmonë do t’i jenë mirënjohës Dr. Mitko Ivanovskit, i cili do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së tyre të lumtur të jetës.