EKOKARDIOGRAFI FALAS PËR ÇDO FOSHNJË TË LINDUR NË “ACIBADEM SISTINA”
Kujdesi për më të vegjlit fillon që nga dita e parë, prandaj në “Acibadem Sistina” ofrojmë shërbime të posaçme për foshnjat e sapolindura. Përveç skriningut audiologjik dhe ortopedik, tani çdo foshnjë përfiton edhe një eko të zemrës falas – metoda më sensitive diagnostikuese, e cila mundëson zbulimin e hershëm të anomalive të mundshme të zemrës që në ditët e para të jetës. Këto ekzaminime kryhen nga mjeke me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë: Dr. Shk. Svetllana Krstevska-Bllazhevska, specialiste pediatre – kardiologe dhe Dr. Beti Gjurkova-Angellovska, Mr. Sci, specialiste pediatre, subspecialiste në kardiologji pediatrike.
Dr. Shk. Svetllana Krstevska-Bllazhevska, specialiste pediatre – kardiologe, thekson se diagnoza e defekteve të zemrës në pjesën më të madhe të rasteve vendoset gjatë javës së parë të jetës. Gjatë ekzaminimeve rutinë të foshnjave në periudhën neonatale, pediatri mund të detektojë praninë e një zhurme të zemrës gjatë auskultimit, e cila është një nga shenjat që mund të tregojë për një anomali të mundshme të zemrës. Megjithatë, për përcaktimin dhe vendosjen e diagnozës së saktë nevojiten ekzaminime shtesë.
“Në 40–50% të rasteve, diagnoza e defekteve të zemrës vendoset gjatë javës së parë të jetës, ndërsa në 100% të rasteve deri në fund të vitit të parë. Nëse gjatë auskultimit detektohet një zhurmë e zemrës, duhet të kryhen ekzaminime shtesë si ekokardiogrami, elektrokardiogrami (EKG) dhe rëntgenogrami (RTG) e zemrës dhe mushkërive. Ekzaminimet ekokardiografike janë shumë të rëndësishme te foshnjat, pasi ndihmojnë në zbulimin e hershëm të anomalive të mundshme të zemrës”, shpjegon Dr. Krstevska-Bllazhevska.
Kardiopatitë kongjenitale janë malformimet më të shpeshta të lindura te fëmijët. Këto anomali paraqiten në rreth 6 nga 1000 foshnja të lindura. Diagnostikimi i hershëm i kardiopative kongjenitale është i domosdoshëm për të mundësuar trajtim të saktë dhe në kohë.
“Ky ekzaminim është shumë i rëndësishëm, sepse mundëson zbulimin e anomalive të zemrës para shfaqjes së simptomave. Ai lejon identifikimin e hershëm të anomalive kritike të zemrës, si dhe të atyre që kërkojnë monitorim të mëtejshëm”, shpjegon Dr. Beti Gjurkova-Angellovska, Mr. Sci, specialiste në pediatri dhe subspecialiste në kardiologji pediatrike.
Foshnjat në spitalin tonë përfitojnë një vlerësim të plotë të shëndetit që në ditët e para të jetës, ndërsa ekipi ynë i kardiologëve pediatrikë është gjithmonë në dispozicion për mbështetje dhe ndjekje të mëtejshme, sipas nevojës.