GJIMNASTIKË PËR RRITJE DHE ZHVILLIM TË SHËNDETSHËM TEK BEBET
Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” me sukses realizohet koncepti “Gjimnastikë për bebe”, një risi që për herë të parë filloi në nëntor të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për ushtrime të organizuara në grupe, ku bebet përmes ushtrimeve të përshtatshme forcojnë muskulaturën dhe stimulojnë zhvillimin e duhur motorik, ndërsa prindërit marrin këshilla praktike për rritjen dhe zhvillimin e më të vegjëlve të tyre.
Përveç ushtrimeve që realizohen në kushte të kontrolluara, prindërit mësojnë edhe si t’i vazhdojnë ushtrimet siç duhet edhe në shtëpi, si dhe për çfarë duhet të kujdesen në faza të ndryshme të zhvillimit.
Grupi i ri këtë muaj filloi me ushtrimet të enjten, ndërsa ato udhëhiqen nga Dijana Marinkovska, Mr. Sci., magjistre e fizioterapisë në pediatri.