Gjatë shtatzënisë, është e nevojshme që çdo grua shtatzënë të kryej ekzaminime të rregullta tek gjinekologu i saj, me qëllim për të ndjekur rritjen dhe zhvillimin e fetusit. Në periudha të caktuara të shtatzënisë është e nevojshme të kryhen skrininze që nëna të jetë e sigurt se fetusi është duke u zhvilluar normalisht dhe se përjashtohet një seri anomalishë dhe sëmundjesh.
Ligjerata e parë e cilkit të ri të takimeve edukative kishte për qëllim pikërisht këtë temë. Dr. Daniela Jovanova informoi prindërit e ardhshëm të cilët ishin të pranishëm, për të gjitha ekzaminimet e detyrueshme dhe i’u shpjegoi atyre se çfarë mund të zbulohet nga secili prej skrininzeve të kryera. Ligjerata u pasua me një diskutim të hapur në lidhje me të gjitha dilemat dhe pyetjet e nënave të ardhshme të cilat ishin të pranishme, mbi këtë temë.
Ligjerata tjetër për nënat e ardhshme është “ Si të ushqeheni shëndetshëm në shtatzëni” ku do të mbajë fjalim Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova, dietologe. Në vijim është programi i plotë i ligjeratave. Ju presim me kënaqësi!