Ngjarje edukative “ Ta mbështesim ushqyerjen me gji së bashku”
Nën moton “Ta mbështesim ushqyerjen me gji së bashku” me një ngjarje educative, spitali klinik “Acibadem Sistina” shënoi javën botërore të ushqyerjes me gji.
Dr. Dushko Fidanovski, shef i departamentit të pediatrisë, fillimisht, përshëndeti të gjithë të ftuarit e pranishëm. Dr. Stanka Tançeva Kërstevka, pediatre, vuri në dukje përparësitë e ushqyerjes me gji dhe rolin e pazëvendësueshëm të qumështit të gjirit, dhe avantazhet e qumështit të gjirit në lidhje me rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Marina Sterjevska, infermiere – edukatore për ushqyerjen me gji, përveç këshillave praktike të këtij akti, shpjegoi gjithashtu se sit ë krijohet prodhimi I qumështit në mënyrën e duhur.