Ushqimi i shëndetshëm në shtatzëni

Çfarë pamje duhet të ketë menuja e përditshme e nënës së ardhshme e cila do të mundësojë rritjen dhe zhvillimin e duhur të fetusit? – Kjo ishte njëra nga temat e biseduara në ligjeratën e mbajtur dje në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova i’u tregoi nënave të ardhshme se cilat duhet të jenë ushqimet bazë në ushqimin e tyre të përditshëm, dhe cilat duhet ti shmangin me qëllim për ti marrë të gjitha lëndët ushqyese dhe pa e ngarkuar organizmin. Pjesëmarrësve në këtë ligjeratë i’u dha mundësia për të marrë informacion në lidhje me ushqimin gjatë anemisë e cila është shpesh e pranishme në shtatzëninë e mëvonshme. Pas mbajtjes së ligjeratës, Dr. Haxhi – Dimova i’u përgjigj të gjitha pyetjeve të nënave të ardhshme lidhur me mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm.

Ligjerata e ardhshme me temë – Problemet në shtatzëni për të cilat është i nevojshëm kontrolli mjekësor, do të mbahet të mërkurën (03,02, 2016). Mbajtja e ligjeratave do të jetë pa pagesë dhe e hapur për të gjitha nënat e ardhshme të cilat janë të interesuara. Regjistrohuni në 02/ 30 99 500.