Fillon cikli i ri i ligjëratave falas për gratë shtatzëne
Me kënaqësi të madhe Ju njoftojmë për fillimin e ri të ligjëratave falas për gratë shtatzëne që fillon të mërkurën, më 12 tetor. Edhe gjatë këtij cikli kemi përgatitur përmbajtje interesante dhe dhurata për ju.. Mjekët tanë, infermierët dhe akusherët janë këtu për t’ju dhënë përgjigjen e çdo pyetjes suaj dhe dilemës lidhur me shtatzëninë.
Të mërkurën fillojmë me temën “Ndryshimet dhe kontrollet e detyrueshme gjatë shtatzënisë”, ndërsa ligjëratën do ta mbajë Dr. Iren Shuplinovska- Jordanovska gjinekolog – akusher. Gjatë ligjëratës së ardhshme do të mësoni kur duhet të bëhet ekokardiografia fetale dhe pse ky kontroll është një prej më të rëndësishmeve për gruan shtatzëne dhe foshnjën.