Aktiviteti fizik dhe higjena orale gjatë shtatzënisë
Gjatë leksionit të mbajtur dje, nënat e ardhshme morën këshilla të dobishme për shëndetin oral dhe për mirëmbajtjen e trupit gjatë shtatzënisë, si dhe u informuan në lidhje me përfitimet e aktivitetit fizik.
Mbajtja e leksioneve përbënte një takim vërtet interaktiv, ku përveç këshillave të doktorëve, edhe gratë shtatzëna drejtuan pyetje dhe ndanë eksperiencën dhe dilemat e tyre. Dilema më e madhe e grave shtatzëna lidhur me shëndetin oral, ishte rreziku për filmimin e dhëmbëve me rentgen gjatë shtatzënisë, heqja e dhëmbit apo ndonjë intervenim tjetër gjatë periudhës 9 mujore të shtatzënisë dhe periudhës të të ushqyerit me gji.