Fëmija juaj ka madhësinë e një patate të ëmbël.
Gjatësia mesatare e foshnjës tuaj është 140 mm dhe peshon rreth 190gr.
Foshnja në javën e 18.
Fëmija fillon të dëgjojë tinguj. Do të mësohet me tingujt e rrahjes së zemrës së nënës, dhe punën e zorrëve. Këtë gjë do ta vëreni pas lindjes dhe do të shikoni se si fëmija qetësohet kur ta mbashtesni pranë zemrës tuaj. Nëse është vajzë, mitra dhe tubat fallopiane vendosen në pelvisin e vogël. Tek meshkujt, organet gjenitale mund të shihen me ultratingull.
Sistemi nervor zhvillohet gjithnjë e në mënyrë më intensive.
Proteina mbrojtëse – myelin fillon të krijohet rreth nervave, me ndihmën e së cilës përshpejtohet transmetimi i impulsive nëpërmjet sistemit nervor. Fëmija hap gojën, gëlltit lëngun amniotic, e zë lemza, thith gishtërinjtë.
Lëviz në mënyrë intensive në mitër – rrotullohet dhe shkelmon.
Barku juaj rritet. Me rritjen e mitrës e cila mundëson hapësirë të mjaftueshme për rritjen e fëmijës, rritet edhe barku juaj. Duke filluar nga tremujori i dytë, prisni të shtoni në peshë rreth 1.4 -1.8 kilogram në muaj. Mund të keni vështirësi gjatë fjetjes, për shkak të madhësisë së barkut. Është më mire dhe më e lehtë të mësoheni të flini anash.
Volumi i venave rritet si rezultat i rritjes së vëllimit të gjakut.
Problemem me gjumin
Gjakderdhje nga hunda
Këshillojmë
Përmirësoni elasticitetin e lëkurës tuaj, me qëllim për të parandaluar stritë.
Shumica e grave përballen me këtë problem kozmetik gjatë periudhës së shtatzënisë, zakonisht gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë. Lëkura zgjerohet shumë shpejtë – veçanërisht në muajin e gjashtë dhe të shtatë, duke shkaktuar në këtë mënyrë hapjen e lëkurës. Grate shtatzëna të cilat mbartin binjakë apo kanë një fetus më të madh, janë më të predispozuara ndaj hapjes së lëkurës. Gjenetika është një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e tyre – nëse nëna apo motra juaj gjatë shtatzënisë së tyre kanë patur hapje të lëkurës, është shumë e madhe mundësia që e njejta gjë të ndodhë edhe me ju.