Java e 33.
Jeni të emocionuar pasi me çdo ditë të re jeni më pranë ditës së shumëpritur. Por nga ana tjetër jeni dhe pak të frikësuar, veçanërisht nëse jeni në pritje të fëmijës së parë. Simptomat të cilat i kemi përshkruar në javët e kaluara janë të pranishme edhe në këtë javë, tek disa gra ato bëhen më intenzive. Çdo shtatzëni është individuale, por ekziston një e drejtë e përbashkët – jini të gëzuar, të qeshur dhe të qetë. E dimë se barku i madh, goditjet e shpeshta dhe shoqërimi i simptomave bëjnë të ndiheni të lodhur, të hutuar dhe pa komoditet. Fokusohuni tek fëmija juaj dhe do të arrini ti kapërceni të gjitha vështirësitë. Angazhimi i partnerit në detyrat e shtëpisë është i pashmangshëm, sigurisht nëse doni që të lini pak hapësirë për veten tuaj.