img

 

Sonja dhe Marko Mirotiq, të cilët pas 22 vjetësh përpjekje për të pasur pasardhës, u bënë prindër të vogëlushes Bogdana, erdhën në “Acibadem Sistina” për të falënderuar personalisht mjekun Dr. Mlladen Risteski, i cili e bëri ëndrrën e tyre realitet.Tashmë prej gjashtë muajsh, çdo ditë e nisin me buzëqeshjen e Bogdanës – dhuratën e tyre më të çmuar dhe më të pritur.

Lajmi për këtë sukses të madh u transmetua në mediat e të gjithë rajonit, duke dërguar një mesazh të fortë mbështetjeje dhe shprese për çiftet që ende luftojnë për të realizuar dëshirën për t’u bërë prindër.Ky dhe shumë rrëfime të tjera të suksesshme tregojnë se çiftet që përballen me këtë betejë duhet të kenë besim dhe kurrë të mos dorëzohen.